Partizani
Tashmë nuk ka më dilema, mesfushori Valentino Murataj është lojtari më i ri i Partizanit. “Demat e Kuq” kanë zyrtarizuar marrëveshjen me 29-vjeçarin fierak.
Eksperienca e Murataj, pritet të jap kontribut të rëndësishshëm te kryeqytetasit. Ne sezonin 2023-2024, mesfushori ia doli të shpallej kampion me “Demat e Kuq”, tregues se ka mentalitet fituesi, ndërsa në këtë periudhë ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.
Vetëm para disa ditësh, Murataj vendosi t’i jap fund bashkëpunimit me Flamurtarit, ndërsa tashmë është rikthyer në “shtëpi”. Pas 21 javësh Superiore, Partizani grumbullon 26 pikë, vendi i 6-të.
View this post on Instagram
Poll
