
Enkeleda Braho
Klubi i Volejbollit të Femrave Tiranë kërkon të jetë edhe më konkurrues për sezonin e ardhshëm. Së fundmi, kapitenia Enkeleda Braho ka rinovuar kontratën me klubin bardheblu për sezonin e ardhshëm.
Lajmin e ka bërë të ditur Klubi Shumësportësh Tirana në faqen zyrtare.
“ZYRTARE
Klubi i Volejbollit të Femrave Tiranë konfirmon vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenen Enkeleda Braho për sezonin sportiv 2025–2026!
Ky rinovim është pjesë e vizionit tonë për të ndërtuar një ekip të qëndrueshëm dhe konkurrues, me mbështetjen e stafit dhe drejtorit teknik,Elma Meta.
I urojmë Enkeledës një sezon të mbarë dhe suksese të shumta me fanellën bardheblu!”, shkruan Klubi Shumësportësh Tirana.
Galeria fotografike ()
Poll