
Mikaela Koleci duke firmosur kontratën
Ekipi i Tiranës së volejbollit për femra, ka nisur mjaft vrullshëm këtë merkato. Klubi bardheblu nuk është fokusuar vetëm tek blerjet, por edhe te rinovimet e lojtareve kyçe të skuadrës.
Ndërkohë që ditën e sotme ka ardhur rinovimi me Mikaela Kolecin. Kjo e fundit do të vazhdojë që të jetë organizatore e ekipit bardheblu edhe sezoni e ardhshëm. Ndërkohë që lajmin e ka bërë të ditur KS Tirana në rrjetet sociale.
Njoftimi i KS Tirana:
ZYRTARE | Mikaela Koleci rinovon me klubin tonë për sezonin e ri! Jemi të lumtur të njoftojmë se Mikaela Koleci ka nënshkruar kontratën për të vijuar si organizatore e ekipit tonë edhe për sezonin e ardhshëm! Mirësevjen në një tjetër kapitull me ne, Mikaela!
Poll