Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VOLEJBOLL

ZYRTARE/ Tirana “blindon” ekipin, një lidere rinovon kontratën

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Tirana “blindon” ekipin, një lidere rinovon
Leda Precetaj

Ekipi i Tiranës në volejboll për femra vazhdon që të jetë pretendente. Kjo edhe për shkak të organikës që ka krijuar, duke ia dalë të mbajë në skuadër lojtare me eksperiencë.

Ndërkohë që së fundmi ka ardhur rinovimi i radhës. Leda Precetaj do të vazhdojë që të jetë pjesë e “bardhebluve” edhe sezonin e ardhshëm, pra deri në verën e vitit 2026. Kështu, Tirana “blindon” ekipin me një nga pikat më të forta.

Njoftimi i Tiranës:

Klubi Tirana ka kënaqësinë të njoftojë se Leda Precetaj do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit tonë edhe për sezonin e ardhshëm!

Një lojtare me shpirt gare, pasion të zjarrtë për volejbollin dhe përkushtim të palëkundur në çdo ndeshje, Leda ka qenë një nga pikat më të forta të skuadrës sonë – një emër që përfaqëson stabilitet në fushë dhe profesionalizëm të vazhdueshëm në çdo aspekt të lojës.

Me eksperiencën dhe energjinë e saj, presim që ky sezon të jetë edhe më i suksesshëm. Jemi krenarë që rrugëtimi ynë i përbashkët vazhdon më i bashkuar se kurrë!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga