
Volejbollisti Regis Shehi ka rinovuar kontratën edhe për një sezon tjetër me skuadrën e Tiranës. Njoftimi ka ardhur në rrjetet sociale të klubit bardheblu.
Shehi është vetëm 21-vjeç dhe konsiderohet talent me premisa të mëdha për të ardhmen, duke siguruar një vend të rëndësishëm në skuadrën kryeqytetase. Volejbollisti në fjalë dallohet për përkushtimin dhe shpirtin luftarak, si një protagonist në ekip:
“ZYRTARE! Regis Shehi do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit tonë edhe për sezonin e ardhshëm! Libero i palodhur, gjithmonë i gatshëm për të dhënë maksimumin dhe për të mbrojtur fushën me vendosmëri. Me përkushtimin dhe shpirtin luftarak që e karakterizon, Regis mbetet një nga shtyllat e rëndësishme të skuadrës sonë”.