Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Vllaznisë i bie “garda”, reparti i mbrojtjes boshatiset para Teutës

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznisë i bie “garda”, reparti i mbrojtjes boshatiset para

Vllaznia do të presë Teutën në Loro Borici ditën e enjte në orën 15:45 për javën e 15-të të Abissnet Superiore. Shkodranët duan rikthimin te fitorja pas dy humbjeve rradhazi. Krejt e kundërta për durrskaët që kanë fituar dy të fundit, madje me moral të lartë pas triumfit me kampionët e Tiranës.

Trajneri Mirel Josa duhet të “vuajë” kësaj rradhe pasi dëmtimet në mbrojtje kanë zbrazur repartin defansiv. Dajan Shehi u dëmtua ndaj Kastriotit dhe do të mungojë të enjten ndërsa Arsid Kruja u ndëshkua me të kuq dhe rrjedhimisht i duhet të vuajë denimin. Dyshja tjetër, Juric e Bulatovic kanë mbyllur vitin dhe në këtë mënyrë, Vllaznisë i “shuhet” një katërshe që mjaft mirë mund të ishte titullare.

Tekniku tiranas është i detyruar t’i besojë akademisë me Smajlin që do të marrë vendin titullar në krahun e djathë ndërsa për herë të parë pritet të debutojë Flori Spahija. 19-vjeçari do teë jetë partneri i kapitenin Gurishta në qendër ndërsa majtas do të jetë Hakaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga