
Vllaznia gjatë gjithë këtyre ditëve ka vazhduar të stërvitet me nga dy seanca stërvitore në ditë. Ekipi nën urdhrat e trajnerit Ernest Gjoka ka shfrytëzuar në maksimum këto ditë të lëna pushim nga Kombëtarja për të marrë 100 përqindshin në fushën e blertë.
Edhe pse kushtet në fushën stërvitore në Golemit nuk kanë qënë perfekte për shkak të shirave, pasi tapeti me bar natyral ka qenë i rënduar, kuqeblutë nuk kanë lënë në asnjë moment stërvitjen drejtuar nga trajneri Gjoka.
Nën urdhrat e teknikut janë vënë dhe dy lojtarët e rinj, Senad Hysenaj dhe Samet Ruqi, të cilët të dy luajnë në mbrojtje.
Kujtojmë që, takimi me Vllaznisë dhe Lushnjes do të luhet në datën 22 nëntor në orën 14:00.
Poll