Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Rrëfimi special i Gentian Muçës në “99 Pyetje me Almirën”: Çunat e mi, kurrë me Partizanin

Shkruar nga NEWSPORT
Rrëfimi special i Gentian Muçës në “99 Pyetje me
Almira Laci - Gentian Muca/ Foto montazh

Ka njerëz që e përshkojnë jetën si një rrjedhë e qetë, duke shmangur stuhitë. Dhe pastaj ka të tjerë, si Almira Laçi, që e përqafojnë çdo stuhi, çdo ndjenjë, çdo emocion, e i kthejnë ato në art. Almira nuk është thjesht një gazetare, ajo është një zë që di si të tërheqë, si të depërtojë thellë e të zbulojë anë të panjohura të njerëzve që ka përballë. Nuk ka skenar, as pyetje të thata. Ka vetëm një instinkt të pagabueshëm për të ndjerë pulsimin e bisedës dhe për ta kthyer atë në një rrëfim që mbetet gjatë në mendjen dhe zemrën e publikut.

Në episodin më të fundit të “99 Pyetje me Almirën”, ajo na ka dhuruar sërish një copëz magjie. Këtë herë me një të ftuar që përfaqëson Tiranën në çdo qelizë të tij, Gentian Muçën, “çunin tirons” që nuk ka nevojë për prezantim. Një figurë që ka jetuar futbollin me pasion dhe përkushtim, një luftëtar në fushë dhe një karakter i spikatur jashtë saj.

Me finesën e saj të zakonshme, Almira e ka udhëhequr këtë bisedë duke krijuar një atmosferë intime, ku çdo përgjigje nuk është thjesht një përgjigje, por një copëz e jetës. Genti ka rrëfyer jo vetëm për karrierën e tij, për betejat e fituara e të humbura, por edhe për momentet e heshtura pas triumfeve dhe zhgënjimeve. Ka folur për dhomat e zhveshjes, për tensionin e derbit, për ato sekonda kur stadiumi gumëzhin dhe zemra rreh fort.

Dhe sigurisht, nuk mungoi as ai momenti ku një ngacmim kthehet në një deklaratë të fortë. Genti e thotë pa mëdyshje, me atë sinqeritetin e një njeriu që nuk njeh diplomaci kur vjen puna te dashuria për ekipin: asnjë nga djemtë e tij nuk do të vishte kurrë fanellën e kuqe të Partizanit. Në një ambient të zhytur në bardheblu, ky pohim nuk është thjesht një frazë, është një besnikëri e palëkundur, një vijë që nuk kapërcehet.

“Sulmuesit më të vështirë që ke patur përballë? Janë shumë shqiptar, por për arsye etike nuk do t’i përmend se mund të harroj disa. Mund të përmend nga të huajt Caleb Ekuban, Peter Olayinka dhe Pero Pejic.

A ka patur trajner që të kanë thënë më mirë rri në stol? Në fakt ka patur trajnerë që më kanë thënë të lë futbollin. Nëse do t’i kisha dëgjuar, sot do të kisha 3 kampionate më pak.

Atmosfera në dhomat e zhveshjes para dhe pas një fitoreje të madhe? Do apo nuk do, ne do të kthehemi te derbi, sepse është ndeshje që ka atmosferë, emocione më të mëdha. Ka patu raste që një ndeshje mund të të sillte emocionet e fitimit të titullit, pasi e ndjenim se pas këtij triumfi do të ishim më të sigurtë për titullin.

Ke ndonjë moment që po të ktheheshe pas do ta fshije, do ta ndryshoje? Peng nuk mund ta quaj, por kemi patur 1 vit me Tiranën që niste një cikël i ri në vitet 2012-2013. Ishim shumë afër arritjes te titulli kampion, por në disa ndeshje deçizive me Partizanin, Skënderbeun dhe Kukësit humbëm terren. Atëherë ishte tjerër nivel me këtë që është tani, me gjithë respektin. Ndeshjet derbi ose të shpallin kampion ose të nxjerrin nga shinat (qesh).

Njëri nga çunat do të luante me Partizanin? Ke Dinamo mund të luajë, por te Partizani jo. Edhe ata e dinë. Tani që janë fëmi nuk do t’i lejoj, kur të rriten e kuptojnë vetë.

Ritual para ndeshjes? Ndryshojnë. Në fillim kisha lutje për të fituar ndeshjen, por me kalimin e viteve fillon e lutesh të dalësh mirë nga fusha.

Një dëshirë që do t’i kërkoje university? Të mos i humbasi emri stadiumit “Selman Stërmasit”. Për mua është e rëndësishme që identiteti i “Selman Stërmasit” të mbetet.

Trajneri më i mirë i të gjitha kohërave? Në momentin që bërë pyetjen më edhi në mendje një emër. Padiksutim Ilir Daja, edhe pse nuk kishte kontigjentin e duhur ia doli të bënte mirë.

Liderët? Klevi Muka dhe Nevil Dede. Kanë qenë emblem të Tiranës dhe në fakt janë akoma. Mbeten një ndër futbollistët më të rëndësishëm me 8 dhe 6 kampionate.

Miks kulturash te Tirana dhe mungesë e vendalive. A quhet kjo Tirana? Fatkeqëisht globalizmi këtë ka sjellë. Po humbasin sportistët që janë rritur në një klub dhe po humbasin flamujt e skuadrave. Jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën.

Ke menduar ndonjëherë të kalosh topin te Fanaticsat? Shumë herë, ata e fitojnë gjithmonë ndeshjen dhe do të vazhdojnë të fitorjnë”, ka përfunduar ish-kapiteni bardheblu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga