
Klevis Hasanbelli
Klevis Hasanbelli është ende pa ekip që nga largimi i tij nga Bylisi këtë vit. Portieri 27-vjeçar ka zhvilluar një gjysmë sezoni me skuadrën mallakastriote dhe më pas nuk ka vazhduar me ta.
Një muaj pas largimit të tij, Hasanbelli duket se do të rikthehet sërish në fushën e lojës. Siç ka konfirmuar vetë portieri 27-vjeçar në rrjetet sociale, klube nga Zvicra, Turqia dhe Shqipëria kanë shfaqur interes për gardianin.
Në ditët në vijim pritet të marrë një vendim për të ardhmen e tij. Hasanbelli ka kryer 15 paraqitje këtë sezon me Bylisin në Superiore ku ka arritur të mbajë portën e paprekur për 4 ndeshje.
Poll