Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

DISIPLINA/ E pëson zyrtari i klubit të Kategorisë së Parë, dënime “lumë” edhe në futbollin e moshave (VENDIMET)

Shkruar nga NEWSPORT
DISIPLINA/ E pëson zyrtari i klubit të Kategorisë së
Disiplina dhe Etika

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës pranë FSHF-së ka marrë vendimet për javën e fundit në futbollin shqiptar. Vendime të ndryshme janë marrë duke filluar nga Kategoria e Parë, e deri tek futbolli i moshave.

Ajo që bie më shumë në sy është pezullimi i zyrtarit të klubit të Burrelit. Klevis Gjoka për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të FSHF-së, është dënuar me një pezullim prej 4 ndeshjesh.

VENDIMET:

Zyrtari i KF Burreli, Klevis Gjoka, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Don Bosko Academy U-7, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-7, Zona Rajonale Tiranë, kundër TR 19, U-7, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
AF Triumph U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-7, Zona Rajonale Tiranë, kundër Tirana United U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Lojtari i KF Naftëtari U-19, Ramon Tafa, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Naftëtari U-19, Alkid Toska, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Naftëtari U-19, Antonio Brisku, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Naftëtari U-19, Daut Hoxha, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i Rinia EL U-19, Jerli Hatellari, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i Rinia EL U-19, Driand Dushku, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i Rinia EL U-19, Henri Likaj për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Pranimin e kërkesës së lojtarit të AF Triumph, Florian Metalija, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.


Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga