Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Komisioni i Disiplinës, Ndëshkohen ekipet e Superiores, hapet dhe hetimi për Laçi-Egnatia

Shkruar nga NEWSPORT
Komisioni i Disiplinës, Ndëshkohen ekipet e Superiores, hapet dhe
Disiplina dhe Etika

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës. Nga Superiorja janë dënuar Skënderbeu, Partizani, Tirana, Vllaznia dhe Bylis. Gjithashtu është hapur dhe hetimi disiplinor në lidhje me incidentet e ndodhura pas ndeshjes mes Laçit dhe Egnatias.

1.     KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

2.     FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

3.     KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

4.     KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

5.     FK Bylis, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së vonesave për zbatimin në kohë të detyrave sipas Rregullores së Aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

6.     Çeljen e hetimit disiplinor ne lidhje me incidentet e ndodhura pas ndeshjes KF Laci kunder KF Egnatia

7.     Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës duke rrezikuar sigurinë e lojtarëve dhe zyrtarëve të ndeshjes si dhe duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të neneve 17/1, 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

8.     Zyrtari i KF Vora, Bazion Tragaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

9.     Zyrtari i KF Vora, Florian Beqiri, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

10. Zyrtari i KF Vora, Albert Domi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

11. Zyrtari i KF Shkumbini, Marsel Sula, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

12. Lojtari i KF Shkumbini, Rustem Meta, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve dhe zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

13. FK Skrapari, për mos respektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve dhe zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 8/1 dhe 17/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/c të KDE, gjoba të aplikohet në masën 10%.

14. FK Erzeni U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Abissnet Superiore U-21, kundër KF Tirana U-21, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

15. KF Lushnja U-19, për mos respektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë fillimit të ndeshjes, në bazë të neneve 8/1 dhe 13/2/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

16. SC Porto B, U-9, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-9, Zona Rajonale Lezhë kundër SC Porto C U-9, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

17. FK Shënkolli B, U-9, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-9, Zona Rajonale Lezhë kunder Laçi V-IBGR U-9, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

18. SC Porto C, U-9, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-9, Zona Rajonale Lezhë kundër Mirdita R-IBGR U-9, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

19. Lojtari i Fushë Kruja U-17, Angelos Berhami, për sjellje sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

20. Lojtari i Shkëndija Tiranë U-17, Hakjan Koromani, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

21. KSP Junior A, U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-11, Zona Rajonale Tiranë kundër Football Republic U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

22. Kamza Sport A, U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-13, Zona Rajonale Tiranë, kundër AF Teksti A, U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

23. Olympic Junior D, U-13, për mos respektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit të Kategorisë së Dytë U-13, Zona Rajonale Tiranë kundër Lions U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

24. Pranimin e kërkesës së zyrtares të FK Partizani Femra, Aurora Seranaj, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

25. Pranimin e kërkesës së lojtarit të Flamurtari FC U-17, Dejvis Begaj, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

26. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Osumi, Julian Kerdhicka, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

27. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Turbina, Alojs Vrenozi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

28. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Skrapari, Mateo Demko, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

29. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Skrapari, Redi Cuedari, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga