Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

E MREKULLUESHME/ "Ushtari" ishte i preferuari i tifozëve, Telushi "rikthehet" te Partizani

Shkruar nga NEWSPORT
E MREKULLUESHME/ "Ushtari" ishte i preferuari i tifozëve, Telushi
Bruno Telushi

Bruno Telushi ka kaluar një karrierë të mrekullueshme dhe të larmishme me Partizanin në Kategorinë Superiore. Ish-lojtari i “demave të kuq” është rikthyer së fundmi në kryeqytet.

Por kësaj radhe, mbrojtësi 34-vjeçar është rikthyer te Partizani për të ndjekur një ndeshje të birit të tij, Armes Telushit. 11-vjeçari i talentuar bën pjesë me Partizanin e moshave, duke ndjekur kështu më së miri hapat e babait të tij.

Me një postim në InstaStory, Telushi në tribunën e “Arenës së Demave” ka fotografuar të birin e tij me fanellën e kuqe. 34-vjeçari vlonjat ishte pjesë e Partizanit ekzaktësisht për tre vite e gjysmë. Në kryeqytet ai arriti të fitojë 2 tituj kampion dhe një Superkupë të Shqipërisë.

E MREKULLUESHME/ "Ushtari" ishte i preferuari i tifozëve, Telushi
Instagram, Bruno Telushi

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga