
Dinamo dhe Bylis do të përballen këtë të hënë për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të startojë në orën 17:00.
Dinamovitët do të kërkojnë 3 pikë, për t’u riafruar me kreun që mbahet nga Egnatia. E në krahun tjetër, Bylis me 31 pikë kërkon një rezultat pozitiv për t’u shkëputur sa më shumë nga “zona e ftohtë”.
Pavarësisht renditjes, kjo nuk do të jetë një ndeshje aspak e lehtë për Dinamom. Kjo për shkak se në këtë sezon, “Blutë” nuk njohin fitore ndaj ballshiotëve, por dy humbje dhe një barazim.
Kjo ka bërë që Bylis të shndërrohet në një makth për ekipin e Ilir Dajës, të cilët përgjatë këtij sezoni kanë hasur vështirësi të shumta ndaj ballshiotëve.