Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

16 me 16, Skënderbeu dhe Partizani përballen për të kaluar në… avantazh

Shkruar nga NEWSPORT
16 me 16, Skënderbeu dhe Partizani përballen për të kaluar
Partizani - Skënderbeu

Skënderbeu dhe Partizani do të përballen këtë të hënë për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Korçës, do të nisë në orën 17:00.

Vendasve u duhen pikë të domosdoshme për të “rindezur” motorët për mbijetesën. Në krahun tjetër, Partizanit i duhet rikthimi te fitorja për shkak se mund të rrezikojë edhe një vend në “Final 4”, pasi Elbasani është afruar shumë.

Sipas statistikave, nuk do të ketë as favorit në këtë ndeshje. Kjo për shkak se në 43 ndeshjet e fundit mes dy ekipeve ka një baraspeshë totale. Nga 16 fitore për secilën prej ekipeve dhe 11 barazime.

Pra ekipet do të jenë në fushë për 3 pikët dhe për avantazhin në statistikat e përgjithshme.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga