
Vllaznia arriti të rikthehej te fitorja në kampionët e cila i mungonte prej 6 javësh. Goce Sedloski debutoi kështu me 3 pikë në stolin e shkodranëve. Tashmë kuqeblutë janë vetëm 1 pikë larg vendit të tretë që mbahen nga Egnatia.
Por fitorja me shijakasit ka lënë me pasoja shkodranët. Në transfertën e Kukësit do të udhëtojnë pa 2 titullarë. Erdenis Gurishta dhe Esin Hakaj janë ndërshkuar të dy me kartonë të verdhë ndaj Erzenit dhe kanë plotësuar numrin 4 të tyre.
Dy mungesa shumë me “peshë” për Sedloskin, i cili duhet të bëjë llogaritë pa shërbimet e tyre. Por në Shkodër shpresojnë se për duelin e të dielës të rikthehet Smajli, i cili ka hedhur prapa krahëve dëmtimin dhe pritet t’i bashkohet skuadrës në stërvitje.
Kujtojmë se Kukësi-Vllaznia është e vlefshme për javën e 29-të të Abissnet Superiore, sfidë që do të luhet në “Kukës Arena” ditën e diel, duke nisur që nga ora 15:00.