Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Vllaznia “peshkon” te rivalët, Tefik Osmani merr “mistrecin” e Tiranës dhe ish-lojtarin e Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia “peshkon” te rivalët, Tefik Osmani merr

Vllaznia ka nisur prej javësh merkaton në dalje, teksa tashmë drejtuesit janë duke kërkuar lojtarër për të përforcuar skuadrës. Në “radarin” e shkodranëve kanë rënë lojtarë që e njohin mjaft mirë Superioren, teksa aktualisht janë pjesë e ekipeve që ndodhen në “Final – Four”.

I pari është Ardit Hila. Ky i fundit është “mistreci” i bardhebluve, i cili është i pezulluar nga kryeqytetasit, madje për herë të dytë.  Hila pritet që të tërheqë letrat nga Tirana, pasi nuk ëhstë më pjesë e planeve të Julian Ahmataj dhe prej javësh nuk grumbullohet nga timonieri i bardhebluve.

Në këto kushte Tefik Osmani që e njeh mirë mesfushorin do të tentojë ta transferojë në Shkodër. Ndërkohë lojtari tjetër që pritet të vishet kuqeblu është ish-futbollisti i Kombëtares. Bëhet fjalë për Hysen Memollën, i cili këtë sezon nuk ka minutat e dëshiruara në mbrojtjen e Egnatias. Bisedimet mes palëve kanë nisur dhe mbetet të presim për të mësuar se cila do të jetë e ardhmja e tyre.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga