Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Vllaznia përgatit surprizën, Idriz Batha në “orbitën” e shkodranëve

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia përgatit surprizën, Idriz Batha në

Vllaznia po vijon fazën përgatitore për Conference League në Bosnje ku ekipi është i përgjysmuar pas largimeve të shumta. Shkodranët po bëjnë një revolucion si rrallëherë dhe deri tani kanë afruar lojtarë të rinj dhe pa shumë emër duke shpresuar për shpërthimin e tyre, një strategji kjo e konfirmuar nga presidenti Xhaferi dhe drejtori Plori.

Të gjitha repartet janë prekur dhe mesfusha gjithashtu. Në këtë repart Vllaznia ka humbur lojtarë si Jonuzi e Marku dhe në media u përfol për një rikthim të Ardit Krymit, por ai do të vijojë deri në dhjetor në Bjellorusi.

Drejtuesit kanë shfaqur interes për Idriz Bathën. Një surprizë kjo e cila mund të jetë goditje e bujshme nëse realizohet. Ish-mesfushori i Tiranës dhe Partizani ka mbyllur aventurën në Rumani dhe është lojtarë i lirë në treg. Megjithatë do të jetë e vështirë pasi shkodranët nuk duan shumë shpenzime me rrogat ndërsa Batha është nga ata lojtarë që e kanë “pjacën e lartë”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga