Vllaznia “ndez” motorrët para Superkupës, fiton bindshëm në Malin e Zi
Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia po vijon fazën përgatitore në Malin e Zi, ku duke shfrytëzuar pauzën e kampionatit Josa dhe të besuarit e tij u japin dorën e fundit para ndeshjes së Superkupës.
Kuqeblutë kanë shfrytëzuar kushtet e mira klimaterike, po rrisin ngarkesën stërvitore që të jenë të gatshëm për ndeshjen e 7 dhjetorit kundër Tiranës.
Vllaznia ditën e sotme ka zhvilluar testin e parë miqësorë në Ulqin, ku është ndeshur me ekipin e Zora Spuz. Ndeshja u mbyll me shifrat 0-3 në favor të shkodranëve, ku golat u realizuan nga Marku, Vulaj dhe Aralica.