
Vllaznia i ka dhënë fund dje përgatitjeve në tokën angleze, teksa sot do të luajë kundër Chelsea-it, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League, për femra. E pranishme në këtë seancë stërvitore ka qenë dhe Xhesi Broja, motrat e futbollistit të njohur Armando Broja.
Siç raporton shkodrasport, ajo fillimisht ka përshëndetur ekipin aty ku ishte akomoduar dhe më pas ka dhënë një prononcim të shkurtër për median në fjalë.
“Është diçka e mrekullueshme të shoh Vllazninë duke luajtur në këtë fazë të Champions League. Kjo është diçka e mrekullueshme ta shohësh Vllazninë duke luajtur në të tilla nivele.
Duke parë vajzat duke u stërvitur, i kam parë edhe në disa ndeshje të mëparshme dhe kam besim te to. Unë vërtetë jam tifoze me Çelsin ngaqë me të luan vëllai im, por këtë herë do të bëj tifo për Vllazninë. Shpresoj shumë që ajo ta fitojë këtë ndeshje”, ka përfunduar motra e Brojës.