
Kukësi mbylli një sezon larg çdo pritshmërie. Verilindorët mundën të siguronin mbijetesën vetëm në ndeshje e fundit. Ky ëhstë viti i 3-të që skuadra kuksiane nuk siguron dot kualifikimin në Europë.
E në të tilla kushte pritet një revolucion i madh në radhët e skuadrës. Të parët që “braktisin” verilindorët janë vëllezërit Taipi. Sipas “Supersport” bëhet e ditur se Gjelbrim dhe Shqiprim Taipi kanë ndarë përfundimisht rrugët me Kukësin.
Kapiteni ishte një nga liderit e kësj skuadre për 3 sezone, ndërsa në këtë që sapo u mbyll ishte i vetmi futbollist që luajti në të gjitha sfidat. Edhe pse kishte edhe një vit në kontratë ka vendosur të mos vazhdojë qëndrimin në Kukës.
Gjithashtu nga pas e njek edhe vëllai, Shqiprimi, i cili në 2 sezone me fanelën e verilindorëve ka vendosur të ndajë rrugët me drejtusit.
Vëllezërit Taipi nuk janë të vetmit që largohen, pasi të tjerë futbollisti pritet të ndjekin të njëjtën rrugë. Altin Bytyçi, Edison Ndreca dhe Edi Basa janë gjithashtu në fund të kontratës së tyre me klubit, teksa emrat e tyre janë lakuar në dis skuadra të tjera të Superiores.
Kujtojmë se për Gjelbrim Taipin dhe Altin Bytyçin ka intetes Vllaznia, ndërsa për Edison Ndreca lakohet për një kalim te Tirana.