
Dinamo dhe Vllaznia do të përballen mes tyre në “Niko Dovana”, sfidë që do të startojë në ornë 17:00. Një duel mjaft interesant, teksa sfidohen dy ekipet më të mira momentalisht në Superiore.
Qatip Osmani për fatin e tij të mirë do të ketë të gjithë skuadrën e plotë. Nën urdhrat e tij janë kthyer edhe Esin Hakaj dhe Lorik Boshnjaku, të cilët kanë lënë pas dëmtimet dhe do të jetë të gatshëm ndaj “Bluve”.
Ndërkohë te dinamovitët mban pezull formacionin një titullar. Denisson është në dyshim dhe kjo bën me “dhimbje koke” Dritan Mehmetin, i cili duhet të presë deri pak para sfidës për t ëvendosur për të.
Poll