Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Vllaznia e çoi në piedestal, Eni Imami i jep "duart" Dinamos

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia e çoi në piedestal, Eni Imami i jep "duart"

Eni Imami është larguar nga skuadra e Dinamos. Lojtari nuk ka mundur të gjejë gjuhën e përbashkët me drejtuesit kryeqytetas duke i dhënë fund aventurës në kryeqytet. Tashmë ai është në pritje të disa ofertave nga klube të Superiores. Eksperienca në mbrojtje dhe cilësitë në fazën difensive e bëjnë të domodoshëm për shumë ekipe të elitës.

Eni Imami është prej 2 sezonesh pjesë e Dinamos, ndërsa më parë luante me Vllazninë. Pikërisht me shkodranët zhvilloi një edicion fantastik duke qenë lojtari më i kërkuar në merkato. Mëngjërashi mund të jetë opsion për disa skuadra dhe vetëm në ditët e ardhshme mund të mësohet destinacioni final i tij.

30-vjeçari ka provuar të luajë në disa klube në vendin tonë si me Partizanin, Dinamon, Laçin, Teutën, Kukësin, Vllazninë dhe së fundmi Dinamon. Jashtë Shqipërie ka provuar një aventurë të shkurtër me skuadrën e Biaschesit. Kujtojmë që fillimisht e ka nisur si mbrojtës i majtë linje dhe më pas është zhvendosur si qendërmbrojtës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga