
Drejtuesit e klubit të Vllaznisë po mendojnë që tani për merkaton e janarit edhe pse do më shumë se një muaj e gjysmë, në Shkodër kanë nisur të bëjnë llogaritë për afrimet e mundshme dhe largimet që mund të ndodhin në ekip.
Mësohet se, 4-5 lojtarë mund të lënë Vllazninë edhe pse deri më tani nuk ka emra konkretë futbollistësh. Nuk dihet nëse këta të fundit do shkojnë te Vllanzia B apo do të lihen të lirë.
Ndërkohë që nga ana tjetër trajneri Ernest Gjoka pak ditë më parë deklaroi se, do të jetë e vështirë të bëjë merkato në janar dhe këtu e ka fjalën për afrimin e ndonjë lojtari cilësor.
"Merkatoja e janarit do të jetë e vështirë pasi nuk ke mundësi të bësh blerje cilësore. Do shikojmë dhe më vonë do marrim një vendim", është shprehur Gjoka para pak ditësh.