
Skuadra e Vllaznisë ka rinisur sot stërvitjen pas bojkotit disa ditor për shkak të rrogave. Ekipi shkodran ka zbritur në fushë teksa të gjithë lojtarët janë vënë nën urdhrat e trajnerit Mirsad Jonuz. Pas arritjes së marrëveshjes mes drejtuesit e klubit për rrogat, atmosfera në skuadër ka ndryshuar tërësisht.
Ashtu si pjesën tjetër të sezonit, cilësitë nuk mungojnë dhe pas datës 3 qershor pritet një Vllazni e frikshme në fushën e blertë. Tekniku i shkodranëve e ka thënë hapur që ka një organikë cilësorë që mund të luftojë edhe për Kupat e Europës. Tanimë pritet vetëm starti i kampionatit pasi të gjitha skuadrat kanë nisur nga puna.
Poll