Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Vjen zyrtarizimi, Partizani firmos me “Barella”-n e Kosovës

Shkruar nga NEWSPORT
Vjen zyrtarizimi, Partizani firmos me “Barella”-n e Kosovës

Redon Ismajli është lojtari më i ri i Partizanit. Demat përforcojnë mesfushësn me një element cilësor, i cili vjen nga skuadra e Gjilanit.

21-vjeçari i është bashkuar menjëherë të kuqve në stërvitje, teksa është vënë nën urdhrat e Orges Shehit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Ismaili u aktivizua në 9 ndeshje si titullar këtë sezon dhe 9 të tjera nga stoli, teksa ia doli të shënojë 1 gol dhe të asistojë 3 herë. Mesfushori është ndër talentet më të përfolur në Kosovë dhe vlen për t’u theksuar se është pjesë e kontigjentit të përfaqësues U-21.

“Redon Ismaili vishet i kuq

Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Redon Ismailin. Mesfushori 21 vjeçar, i cili sëfundmi ishte pjesë e Gjilanit, ka firmosur me kampionët një kontratë dyvjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Ismaili pjestar i përfaqësueses U-21 të Kosovës i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore që po zhvillohet në Antalia të Turqisë”, ka shkruar Partizani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga