Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Vjen një ‘BIG’ dhe largohet një tjetër, titullari i Flamurtarit njofton largimin nga vlonjatët

Shkruar nga NEWSPORT

Flamurtari zyrtarizoi pak çaste më parë afrimin e Idriz Bathës në skuadër. Një supergoditje e vlonjatëve që ‘zbresin’ në Kategorinë e Parë një ‘ekspert’ të elitës së futbollit shqiptar. Jo vetëm afrime, por nga vlonjatët ka edhe largime titullarësh dhe është Eni Imami që njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me klubin.

“Nga sot nuk jam më pjesë e ekipit Flamurtari. Faleminderit për këto 6 muaj dhe ju uroj fat!”- shkruan mbrojtësi në Instagram.

Imami u afrua në klub këtë verë pas aventurës me Dinamon dhe 31-vjeçari luajti 13 ndeshje duke shënuar 1 gol në këtë gjysmësezoni. Tashmë mbrojtësi mbetet pa kontratë dhe pritet të shihet cila do të jetë e ardhmja e tij.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga