Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Vjen edhe zyrtarizimi, Edison Ndreca vesh fanellën e Egnatias

Shkruar nga NEWSPORT
Vjen edhe zyrtarizimi, Edison Ndreca vesh fanellën e Egnatias
Edison Ndreca është zyrtarisht futbollisti më i ri i Egnatias. Pritej vetëm zyrtarizimi nga klubi pasi akordi mes palëve ishte i arrirë prej ditësh. Mbrojtësi i majtë u largua nga Kukësi pas 2 viteve teksa i skadoi kontrata me klubin. Ndreca dhe verilindorët nuk ranë dakord për rinovimin dhe zgjodhën rrugën e ndarjes. 29-vjeçari ka firmosur kontratën e re nën praninë e presidentit Agim Demrozi dhe do të jetë pjesë e rrogozhinasve për 2 vitet e ardhshme. Lojtari do të bashkohet me grupin në stërvitje ditën e nesërme ku do të vihet nën urdhërat e trajnerit Edlir Tetova i cili fiton kështu një ndër lojtarët më të vlerësuar në Superiore për pozicionin e tij.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by KFEgnatia (@egnatia.al)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga