
"Magjistari", Andres Iniesta nuk ka ndërmend të ndalet me futbollin e luajtur. Mesfushori spanjoll feston ditën e sotme ditëlindjen e tij të 37-të dhe sot ka marrë dhuratë rinovimin e kontratës për dy sezone të tjera.
Prej 2018, Iniesta është pjesë e Vissel Kobe në Kinë, ndërsa do të jetë pjesë e kësaj skuadre deri në 2023. Njoftimi është bërë nga klubi kinez përmes një postimi në faqen zyrtare që bën zyrtare firmën me Iniestan.
Spanjolli do të luajë deri në moshën 39-vjeçare, ndërsa më pas do të marrë vendimin nëse do ta mbyll me futbollin apo do të luajë sërish.
https://t.co/wAOARCwzLr
— ヴィッセル神戸 (@visselkobe) May 11, 2021
Andres Iniesta has extended his contract until 2023!@andresiniesta8 ha extendido su contrato hasta 2023!#8HereToStay #visselkobe #ヴィッセル神戸 pic.twitter.com/dCc7UkKWHo