Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ “Makineri” goli, Cristiano Ronaldo i jep kreun Al-Nassr

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Makineri” goli, Cristiano Ronaldo i jep kreun Al-Nassr
Cristiano Ronaldo

Al-Nassr është rikthyer në versionin më të mirë. Ata mposhtën 4 – 0 Al-Hazem në javën e 23-të, kampionati i Arabisë Saudite. Protagonist absolut ishte ylli botëror Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi portugez shënoi dopietë. 41-vjeçari gjeti golin fillimisht në minutën e 13-të. Coman mbylli pjesë e parë me rezultatin 2 – 0. Në fraksionin e të dytë, Aneglo i dërgoi shifrat në 3 – 0, ndërsa Cristiano Ronaldo i vuri “kapak” triumfit 4 – 0 për Al-Nassr.

Përgjatë 23 javëve të luajtur në elitën e futbollit të Arabisë, Al-Nassr mban kreun me 55 pikë, 1 me tepër se Al-Hilal. Cristiano Ronaldo ka shënuar 20 gola në 20 prezenca, kampionat, 1 gol për ndeshje, statistikë e “frikshme”.  

    

Poll

Lexo gjithashtu