Kryendeshja e javës së 7-të në Meksikë mes Tigres UANL dhe Pachuca prodhojë 3 gola, përmbysje, karton të kuq dhe një supergol nga mesi i fushës. Sulmuesi i Pachuca-s Kenedy, u fut në fushë përgjatë minutës së 74-të.
Në minutën e 88-të, lojtari në fjalë driblon mes vështirësish rivalët dhe sapo kthen sytë drejt portës rivale, nuk mendon dy herë dhe godet nga mesi i fushës, tentativë e cila përfundon në rrjetë. Ky finalizim ka marrë përmasa globale në kohë të shkutër.
Gola të tillë në futboll për nga shkalla e vështirësisë nuk janë të “panjohur”, por “skena” të ngjashme sjellin ndërmend Ibrahimovic apo Rooney. Me shumë gjasa, finalizimi i Kenedy pritet të jetë mes pretendentëve për çmimin “Pukas”, goli i vitit.
