Casemiro
Nga Manchester United në fund të këtij sezoni do të largohet Casemiro. Ky i fundit nuk do të rinovojë kontratën me anglezët, me palët që kanë vendosur të ndajnë rrugët mes tyre.
Por tashmë për të ardhmen e brazilianit kanë nisur të flitet. Disa ekipe kanë interes për shërbimet e tij dhe janë mjaft të njohura.
Sipas “Calciomercato.com” Milani i Igli Tares i ka vënë “syrin” 34-vjeçarit, ndërsa nuk ngelet pas as Juventusi. Të dyja ekipet e Serie A tashmë janë në “luftë” mes tyre për shërbimet e Casemiros.
Poll
