Kategoria e Dytë
Kategoria e Dytë do të luajë ndeshjet e javës së 15-të të kampionatit. Takime mjaft interesante janë në program dhe priten të jenë shumë të luftuara.
Në fushë do të zbresin skuadrat e grupit B dhe do të luhen 4 ndeshje shumë vendimtare. Të gjitha përballjet do të startojnë në të njëjtën orë, 13:00.
Kështu mes tyre do të sfidohen Veleçiku – Naftëtari, Basania luan në transfertë ndaj Shirokës. Po në transfertë do të luajë edhe Erzeni ndaj Luzit, ndërsa Besëlidhja pret në shtëpi ekipin e Tërbunit.
NDESHJET:
VELEÇIKU – NAFTËTARI
SHIROKA – BASANIA
LUZI – ERZENI
BESËLIDHJA - TËRBUNI
Poll
