Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Zaccagni sërish vendos në ndeshje të mëdha, Lazio dhe Hysaj marrin një fitore të rëndësishme ndaj Juventus

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Zaccagni sërish vendos në ndeshje të mëdha, Lazio dhe

Lazio-Juventus 2-1(Milinkovic-Savic 38', Zaccagni 52'/ Rabiot 42')

Stadiumi: Olimpico

Ka përfunduar në “Olimpico” sfida mes Lazios dhe Juventusit. Skuadra bardhekaltër mori një fitore të jashtëzakonshme me rezultatin 2-1. Takimi ishte mjaft intensiv me ritëm por Lazio u mborjt mirë në fund duke mos lejuar që Juventus të shënonte golin e barazimit.

Në pjesën e parë ishte Milinkovic-Savic që shënoi golin e parë në të 38’ pas një krosi në zonë. Serbi stopoi topin dhe e dërgoi në rrjetë. Por pas 3 minutash ishte Rabiot që barazoi shifrat pas një rrëmuje dhe e shtyu topin në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll në barazim.

E dyta nisi me ritëm, me lacialët që ishin më kërkues për të gjetur golin e avantazhit. Dhe menjëherë pas një aksioni të rrjedhshëm, Luis Alberto nxorri vetëm me portierin Zaccagnin i cili dërgoi topin në rrjetë në minutën e 52’. Minutat e mbetura Lazio ruajti avantazhin ndërsa Juventus nuk gjeti shumë hapësira për të barazuar.

Formacionet Zyrtare:

Lazio (4-3-3): Provedel; Marusic; Casale; Romagnoli; hysaj; Milinkovic-Savic; Cataldi; Luis Alberto; Felipe Anderson; Zaccagni; Immobile. Trajner: Maurizio Sarri

Juventus (3-5-2): Szczesny; Gatti; Bremer; Alex Sandro; Cuadrado; Fagioli; Locatelli; Rabiot; Kostic; Di Maria; Vlahovic. Trajner: Massimiliano Allegri

Komenti minutë pas minute:

60'- Alex Sandro kroson, Vlahovic godet me kokë por topi shkon mbi traun e portës

53'- Top në zonë, Zaccagni godet dhe shënon por arbitri ngre flamurin për pozicion jashtë loje.

52'- Aksioni i lacialëve, Anderson hedh topin në zonë, Alberto me finte për Zaccagnin. Ky i fundit godet me të parën dhe shënon, 2-1 për Lazion.

46'- Fillon pjesa e dytë në "Olimpico".

45'- Përfundon pjesa e parë 1-1.

42'- Rabiot barazon rezultatin, 1-1

38'- Top në zonë, Milinkovic stopon godet dhe shënon, 1-0 për Lazion.

28'- Immobile provon fluturimthi por Szczesny ka grushtuar.

13'- Milinkovic-Savic futet në zonë, kalon një kundërshtar por i largohet topi në moment të fundit nga mbrojtja juventine.

11'- Alberto kroson në zonë, Sergeji godet me kokë por topi shkon mbi traun e portës.

5'- Alberto provon nga distanca, por goditja është qëndrore pa probleme për Szczesny.

1'- Fillon sfida në "Olimpico".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga