Franca e ka zgjedhur trajnerin e ri që do të pasojë Didier Deschamp, pasi të përfundojë kampionati botëror. Federata mori dy ditë më parë aprovimin e Zinedine Zidane, i cili pranoi pa u menduar dy herë ofertën për të drejtuar skuadrën në një cikël të ri dhe premtues.
Një prapaskenë interesante ka dalë së fundmi mbi të ardhmen e ish-trajnerit të Real Madridit, kjo pasi në drejtimin të tij ka patur oferta të rëndësishme, nga klubet më të forta të Europës, pa lënë mënjanë dhe një interesim nga Arabia Saudite.
Bëhet fjalë për Paris Saint-Germain, Chelsea, Manchester United dhe Al-Hilal, skuadra të cilat kanë kontaktuar më herët francezin duke i propozuar projektet e tyre sportive. Megjithatë, 53-vjeçari i ka shpërfillur këto thirrje duke i qëndruar besnik ëndrrës së tij të madhe për të trajnuar kombin me të cilin bëri historinë si lojtar.
