Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Vllaznia e pandalshme, merr fitoren e 5-të radhazi dhe lë prapa Tiranën

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Vllaznia e pandalshme, merr fitoren e 5-të radhazi dhe lë prapa

ERZENI – VLLAZNIA 0 – 1 (Stojanovic 86')

Ndeshja: Vllazninë e Qatip Osmanin nuk e ndal dot askush. Shkodranët ia kanë dalë të fitojnë ndaj Erzenit në “Egnatia Arena” duke vazhduar kështu ecurinë e rezultateve pozitive.

Një ndeshje e luftuar mes të dyja ekipeve, të cilat nuk arrinin dot të gjenin rrugën e rrjetës. Do të duhet të vinte minuta e 86-të e takimit për t’u zhbllokuar sfida. Një gabim i Bruno Pujës do t’i dhuronte rastin e artë shkodranëve.

Stojanovic përfiton dhe çon topin në fundit e rrjetës, duke i dhënë avantazhin kuqebluve. Minutat e mbetura nuk do të prodhonin më gola të tjerë, me shkodranët që “korrin” kështu edhe fitoren e 5-të rresht në kampionat.

Pas kësaj fitoreje, shkodranët shkojnë në kuotën e 32 pikëve në vendin e 3-të, duke lënë prapa kështu Tiranën. Ndërkohë pas kësaj humbe shijakasit mbeten në vendin e 8-të me 22 pikë.

Abissnet Superiore: Java e 20-të

Stadiumi: “Egnatia Arena”

Arbitër: Olsid Ferataj

Formacionet zyrtare:

ERZENI: Puja, Maliqi, Sadiki, Atanda, Zogaj, Alba, Migone, Kahrimanoviç, Zeka, Mihana, Paul Komolafe. Trajner: Alfred Deliallisi

VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Hakaj, Boshnjaku, Alivoda, Çoba, Mala, Gruda, Balaj. Trajner: Qatip Osmani

Komenti minutë pas minute:

90+8'- Mbyllet ndeshja ne Rrogozhine. Vllaznia merr nje tjeter rezultat pozitive, teksa mposht 1-0 Erzenin.

9+7'- Smajli nderhyn gabimisht ndaj Kadriut, por nuk ka rrezik per shkodranet. VIDEO 

86'- Vllaznia gjen golin. Nga gabimi i Pujes perfiton Stojanovic qw dergon topin ne fundit e rrjetes. 1-0 per Vllaznine. VIDEO

80'- Tjeter aksion nga Vllaznia. Balaj kroson per Gruden, por topi i larghet nga kembet nga Atanta.

74'- Te Erzeni nuk iu besojne syve, gjuajtja e Zekes shkon shume afer portes. VIDEO

71'- Pas konsultimit me VAR, Ferataj nuk akordon penallti, duke e konsideruar gjithcka te lejueshme per lojen VIDEO

65'-Serish pretendime per penallti nga Vllaznia, per prekje me dore te topit nga Atanta.  VIDEO

59'- Shkodranet nisen ne sulm, por topi i cili po shkonte drejt Balajt, largohet nga Atanta. VIDEO

57'- Zevendesim te Erzeni, le fushen e lojes Yones dhe hyn ne fushe Komolafe

55'- Vllaznia ne veshtirese, shijakasit luajne ne zonen e shkodraneve.

51'- Vllaznia shfaqet rrezikshem. Smajli godet nga distanca, por topi shkon ngjitur me porten. VIDEO

46'- Nis pjesa e dyte, skuadrat ne kerkim te golit te avantazhit.

45+2'- Mbyllet 0-0 pjesa e pare ne Rrogozhine, Erzeni dhe Vllaznia ndahen ne "paqe' ne 45-minutat e para.

41'- Te Vllaznia pretendojne per prekje te topit me dore nga ana e Sadikit, per Ferataj dhe Var nuk ka asgje. VIDEO

40'- Erzeni luan ne gjysmefushen e shkodraneve, por shijakasit nuk ia dalin dot te cajne mbrojten kuqeblu. VIDEO - VIDEO

36'- Nje tjeter rast nga shkodranet. Balaj ndalet serish nga Puja. VIDEO

26'- Erzeni i pergjigjet shkodraneve. Shijakasit godasin drejt portes, por pret Qarri.

21'- Vllaznia ka nje tjeter rast per gol, kete here nga goditja e denimit. Ba;aj godet, por Puja grushton gjuajtjen e sulmuesit shkodrane. VIDEO 

16'- Coba niset ne kundersulm, tenton te krosoje ne zone, por topi devijohet nga shijakasit dhe goditje kendi per shkodranet. VIDEO 

10'- Skuadrat provojne te marrin ne dore frenat e lojes, por ne mesfushe ka dyluftime te forta.

1’- Vllaznia kërkon vazhdimësinë dhe Erzeni rikthimin te fitorja, starton sfida në Rrogozhinë

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga