
Erzeni 2-2 Vllaznia (Mihana 22', Zeka 59' / Balaj 7', 90')
Abissnet Superiore: Java e Dytë
Stadiumi: Egnatia Arena
Arbitër: Emanuela Rusta
Formacionet zyrtare:
Erzeni (3-4-3) - Xhika; Kacbufi, Rodrigo, Sadiki; Osmanllari, Alba, Maliqi, Peposhi; Meçja, Mihana, Zeka. Trajner: Alfred Deliallisi
Vllaznia (4-3-3) - Qarri; Smajli, Cheshmedjiev, Stojanovic, Hakaj; Alivoda, Boshnjaku, Mala; Dodev, Balaj, Gruda. Trajner: Migen Memelli
Komenti minutë pas minute:
90+13' Përfundon ndeshja.
90+9' Prishet festa shkodrane, goli i Vllaznisë anulohet për offside.
90+5' Çmenduri në Rrogozhinë, Vllaznia përmbys shifrat me Bruno Gomes.
90' Barazohen shifrat në Rrogozhinë, Bekim Balaj tregohet i saktë nga pika e penalltisë.
79' Vllaznia pranë barazimit, goditja me kokë përfundon në traversë.
70' Shkodranët pretendojnë për një prekje me dorë brenda zonës, por pamjet tregojnë se topi prek këmbën e lojtarit shijakas.
59' Supergol nga Agim Zeka, Erzeni përmbys rezultatin.
53' Ndërhyrje e ashpër nga Alba kundrejt Balajt, shkodranët kërkojnë karton të kuq, por gjyqtarja Rusta i jep të verdhë Balajt për protesta.
46' Nis pjesa e dytë.
45+4' Mbyllet pjesa e parë.
43' Mihana avancon i vetëm drejt portës, afrohen dy mbrojtësit shkodran. Sulmuesi driblon dhe godet nga jashtë zonës, por topi shkon shumë larg portës.
33' Kontakt mes Mihanas dhe Cheshmedijev brenda zonës, VAR ndërhyn dhe i jep dritën jeshile Rustës për të vijuar lojën.
22' Erzeni i përgjigjet me të njëjtën monedhë, Mihana tund rrjetën me një supergol nga faulli.
7' GOOOOOOL!!!! Bekim Balaj me supergol nga goditja e dënimit.
4' Bekim Balaj zhbllokon shifrat, por goli anullohet nga VAR për pozicion të parregullt.
1' Starton sfida në "Egnatia Arena"