
Vllaznia 3-1 Dinamo
Abissnet Superiore: Java 16
Stadaiumi: Loro Boriçi
Arbitër: Enea Jorgji
Ndeshja: Përfundon me fitoren 3-1 ndeshja Vllaznia – Dinamo, me shkodranët që marrin fitoren e dytë në 3 ndeshjet e fundit. Sfida nisi me Dinamon e cila gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 5-të, por më pas erdhi përmbysja e shkodranëve që në pjesën e parë me golat e Çobës dhe Grudës.
Në të dytën u shënua edhe goli i tretë me kapitenin Bekim Balaj që vulos 3 pikët për kuqeblutë. Me këtë fitore, Vllaznia shkon në vendin e 5-të me 20 pikë, 3 më pak se Tirana e vendit të tretë dhe 1 nga Skënderbeu. Dinamovitët zbresin në të 6-tin me 19 pikë.
Formacionet zyrtare:
Vllaznia (4-2-3-1): Qarri; Smajli, Juric, Stojanovic, Hakaj; Boshnjaku, Krymi; Çoba, Alivoda, Gruda; Balaj. Trajner: Qatip Osmani
Dinamo (4-3-3): Sali; Marku, Hoxha, Behiratche, Allmuça; Andoni, Goudiaby, Lorran; Denisson, Kaçorri, Vila. Trajner: Dritan Mehmeti
Komenti minutë pas minute:
90+5' Përfundon ndeshja.
87' Tentativë nga jashtë zone e Vllaznisë, por Sali qetëson situatën.
81' Rrëmujë në zonën shkodrane, Vllazninë e shpëton shtylla (VIDEO)
55' Goditje dënimi dhe Bekim Balaj shënon gol, sulmuesi gjen kohën dhe hapsirën për të dërguar topin në rrjetë. (VIDEO)
46' Nis pjesa e dytë.
45+2' Mbyllet pjesa e parë.
44' Krosim perfekt i Markut i cili gjen Goudiaby të vetëm para portës, mesfushori godet me kokë dhe gjen devijimin fantastik të portierit Qarri.
38' Pretendojnë për penallti vendasit pas një prekje me dorë në zonë, por gjyqtari Jorgji vijon avantazhin.
32' Vllaznia në festë, Gruda përmbys rezultatin në 'Loro Boriçi'. (VIDEO)
11' Nuk zgjat shumë festa dinamovite, Vllaznia rikthen baraspeshën me Çobën. (VIDEO)
5' GOL! Dinamo gjen avantazhin me Denisson. (VIDEO)
1’ Kërkohen vetëm 3 pikët, shkelmohet topi i parë në Shkodër.