Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Tjetër fitore e Juventus, “Zonja” i afrohet edhe më shumë zonës Champions

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Tjetër fitore e Juventus, “Zonja” i afrohet edhe më

Juventus-Verona 1-0 (Kean 56')

Ka përfunduar takimi mes Juventusit dhe Veronës në “Allianz Stadium”. Bardhezinjtë morën një fitore minimale 1-0 e cila është mjaft e vlefshme për ngjitjen e ekipit në renditje. Golin e vetëm të sfidës e shënoi Moise Kean në minutën e 56 pas një asisti nga Locatelli.

Sulmuesi italian u gjend përballë portierit dhe finalizoi saktë duke dërguar topin në rrjetë. Allegri kishte vendosur që ta niste këtë sfidë pa Vlahovic, Di Maria dhe Kostic të cilët i aktivizoi në pjesën e dytë pasi u shënua goli i Kean.

Me këtë fitore Juventus mbetet e shtata në renditje të Serie A me 44 pikë por i afrohet gjithnjë e më shumë zonës Champions kjo falë edhe humbjes së Interit sot ndaj Fiorentinës. Forma e mirë e ekipit të Allegrit ka bërë që ata tashmë të jenë 4 pikë larg vendit të katërt.

Formacionet Zyrtare:

Juventus (3-5-2): Szcesny; Gatti; Bremer; Danilo; Cuadrado; Fagioli; Barrenechea; Locatelli; De Sciglio; Milik; Kean. Trajner: Massimiliano Allegri

Verona (3-4-1-2): Montipo; Dawidowicz; Magnani; Ceccherini; Faraoni; Tameze; Veloso; Depaoli; Duda; Lasagna; Gaich. Trajner: Marco Zaffaroni

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga