
Bukuria e derbit të kryeqytetit nuk ofrohet vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Ndaj gjithmonë luhet edhe një javë pas. Së fundmi janë lojtarët e Tiranës të basketbollit dhe volejbollit që kanë organizuar një festë të veçantë për festat e fundvitit.
Me iniciativën e drejtoreshës Deborah Keçi, të gjithë kanë qenë prezentë, ku nuk kanë munguar as ngacmimet për lojtarët e Partizanit. Këta të fundit, ditë më parë organizuan një festë teksa kënduan këngën: “Tirona ra ke gropa”. Kaq ka mjaftuar dhe ka ardhur kundërpërgjigja e bardhebluve.
Në videon e siguruar nga Newsport.al, shihen gjithë lojtarët e shumësportëshit (basket dhe voley) të cilët këndojnë: “Kush s’kërce osht morr i kuq, oe, oe”. Kujtojmë që Partizani në futboll për meshkuj fitoi javën e shkuar me rezultatin 1-0 kundër Tiranës dhe tanimë, një javë pas, vijojnë ngacmimet nga të dy kampet.
Më poshtë ju ftojmë të ndiqni videon ku lojtarët e bardhebluve e djegin në një nga clubet e kryeqytetit.