Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Tiranë spektakolare, bardheblutë përmbysin Laçin dhe marrin 3 pikë të arta

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Tiranë spektakolare, bardheblutë përmbysin Laçin

LAÇI – TIRANA 1-2

Formacionet zyrtare:

Laçi: Dajsinani, Cucin, Roganovic, Velkoski, Ziko, Ujka, Borisiuk, Adeleke, Giundo, Mazrekaj, Shkurtaj Trajner: Gentian Mezani

Tirana: Bekaj, Ismajlgeci, Lulaj, Najdovski, Pergjoni, Deliu, Aleksi, Hila, Hasani, Patrik, Xhixha Trajner: Orges Shehi

Gjyqtar: Andi Koçi

Ndeshja: Tirana ka arritur të marrë një fitore me mjaft vlera kundër Laçit në transfertë, e vlefshme për javën e 16-të të Superiores. Fillimisht kanë qenë kurbinasit ata që kanë kaluar në avantazh me Vasil Shkurtajn. Skuadra e Mezanit pati disa mundësi shënimi, por nuk u treguan të saktë. Pikërisht atëherë kur nuk shënon, do ta pësosh. Bardheblutë barazuan në fund të pjesës së parë me Bruno Lulajn, ndërsa Florent Hasani ishte ai që i dha fitoren me një gol spektakolar. Pas kësaj ndeshje, Tirana ngjitet në kuotën e 28 pikëve në vendin e dytë, ndërsa Laçit mbetet në vendin e gjashtë me 20 pikë.

Komenti minutë pas minute:

90'- Gjyqtari i katërt jep 4 minuta shtesë.

79'- Zëvendësim për Tiranën. Në fushë Qefalija, ku Hila i lë vendin.

77'- Goditje dënimi për Laçin. Kroson Mentor Mazrekaj, por vendasit nuk e shfrytëzojnë si duhet.

66'- Dijar Nikqi gjuan nga distanca, sërish Dajsinani i thotë "Jo" bardhebluve.

62'- Patrick del nga loja. Sulmuesi bardheblu i pakënaqur me zgjedhjen e trajnerit Orges Shehi që i kërkon llogari.

51'- Redon Xhixha gjuan bukur, por edhe Dajsinani nuk i lejon festën.

 

47'- Tirana kalon në avantazh. Supergol i Florent Hasanit në stadiumin kurbinas. 

46'- Starton pjesa e dytë.

 

47+3' - Tirana barazon rezultatin. Bruno Lulaj përfiton nga gabimi i mbrojtjes vendase dhe con sferën në rrjetë.

45'- Gjyqtari i katërt jep 4 minuta shtesë.

 

41'- Tirana pranë golit, Dajsinani i mohon festën Patrick. 

35'- Ismajlgeci provon me një goditje nga distanca, pret portieri Dajsinani.

30'- Tirana pranë golit me Ardit Hilën. Mesfushori godet me kokë, por nuk ka shënjestrën e duhur.

 

21'- Tjetër rast për Lacin. Adeleke pason bukur për Shkurtajn, ky me portën e boshatisur nuk e çon topin në rrjetë.

 

16'- Cfarë rasti për Laçin. Vasil Shkurtaj nuk arrin ta çojë topin në rrjetë me portën e boshatisur.

 

10'- Rast i mirë për Tiranën. Patrick ka mundësi për të barazuar, por nuk e shfrytëzo si duhet. 

7'- Gjakoset Albano Aleksi. Ndërhyn stafi mjekësor për t'i ardhur në ndihmë mesfushorit.

2'- Laçi e nis me gol. Gabim në mbrojtjen bardheblu dhe Vasil Shkurtaj përfiton duke ndëshkuar kryeqytetasit. 

1’- Nis ndeshja në Laç.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga