Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Tirana ngec sërish, mbyllet në “paqe” sfida ndaj Skënderbeut në Korçë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Tirana ngec sërish, mbyllet në “paqe” sfida ndaj

Skënderbeu-Tirana 0-0

NDESHJA: Është mbyllur në barazim 0-0 sfida ndaj Skënderbeut dhe Tiranës. Ndeshja e zhvilluar në Korçë nuk prodhoi asnjë fitues dhe bardheblutë pas humbjes nga Kukësi, ngecin sërish, por këtë herë në barazim. Pjesa e parë ndeshjes ishte e vakët nga të dyja skuadrat që krijuan shumë pak. Në pjesën e dytë, Skënderbeu kishte disa raste për shënim, por Bekaj u mohoi golin ashtu si edhe Rexhepi në krahun tjetër që ishte disa herë deçiziv me pritjet e tij. Ky barazim I shkon përshtat Skënderbeut që ndal kryesuesit e dhe me këtë pikë ndodhet në vendin e 9-të me 8 pikë, ndërsa Tirana kryeson me 21 pikë.

Abissnet Superiore / Java e 10-të

Stadiumi "Skënderbeu" / Ora 16:45

FORMACIONET ZYRTARE:

Skënderbeu (3-5-2): Rexhepi; Zburo, Vitija, Sadriu, Dwomfour, Meksi; Agnaldo, Jean Victor, Mara; Mensah, Nikaj.

Tirana (4-2-3-1): Bekaj; Toshevski, Zhivanaj, Hoxhallari, Ismailgeci; Toli, Najdovski; Hoti, Limaj, Seferi; Ngo’o.

Gjyqtar: Kreshnik Cjapi / VAR: Juxhin Xhaja

Komenti minutë pas minute:

90+4' Mbyllet ndeshja, Skënderbeu dhe Tirana barazojnë 0-0, bardheblutë ngecin sërish.

78' Kundërpërgjigjet Skënderbeu me Mensah, grushton Bekaj duke e dërguar në goditje nga këndi.

72' Tirana i afrohet golit me Totre, sulmuesi gjuan nga larg, por grushton Rexhepi.

62' E pabesueshme ç'humbet Skënderbeu, Mensah bën gjithçka mirë dhe kroson në zonë, nuk përfiton Berisha pasi Toshevski i heq mundësinë për të shënuar.

60' Rasti i artë për Skënderbeun, Dwomfour gjuan brenda zonës, por pret Bekaj.

49' Elvi Berisha driblon Zhivanajn më pas kroson në zonë, por topi devijohet nga Toli. Te Skënderbeu pretendojnë për penallti, por gjyqtari vijon lojën pasi Toli e prek topin me gjoks.

46' Nis pjesa e dytë Skënderbeu-Tirana.

45+4' Raste me pikatore nga të dyja ekipet, mbyllet pjesa e parë.

42' Rinis sërish takimi pas mjergullës së krijuar nga tymueset e bardha që u hodhën nga tifozët.

40' Ndërpritet për pak çaste ndeshja, tifozët hedhin tymuese në fushë.

38' Tenton sërish Skënderbeu me një goditje dënimi, largon mbrojtja e Tiranës.

17' Tirana pranë golit, Seferi provon dy herë, por ndalet nga mbrojtja dhe portieri i Skënderbeut.

11' Reagon Skënderbeu, Dwomfour gjuan nga jashtë zone, topi kalon mbi traun e portës.

6' Rasti i parë i rrezikshëm, Limaj tenton nga distanca, por topi kalon ngjitur me shtyllën.

1' Starton ndeshja, topi i parë shkelmohet nga Skënderbeu.

Poll

Lexo gjithashtu