Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Tirana me pasojat e derbit, bardheblutë mposhten me përmbysje nga Egnatia

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Tirana me pasojat e derbit, bardheblutë mposhten me përmbysje

Abissnet Superiore, java e 9-të

Tirana nuk ia doli të dilte me pikë nga ndeshja përballë Egnatias. Bardheblutë u mposhtën me përmbysje 2-3 në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Pas kësaj humbje, Tirana mbetet në vendin e 4-të të renditjes me 13 pikë, ndërsa Egnatia vazhdon të jetë në vendin e parë me 19 pikë të grumbulluara.

TIRANA - EGNATIA 2 - 3 (Lulaj 4', Kaina 35' / Dwamena 28', 53', Paulauskas 63')

Stadiumi: “Selman Stërmasi”

Arbitër: Juxhin Xhaja

Formacionet zyrtare:

TIRANA: Kozi, Haxhiu, Lulaj, Najdovski, Përgjoni, Jonuzi, Deliu, Lushkja, Hasani, Kaina, Abazaj. Trajner: Julian Ahmataj

EGNATIA: Sherri, Fangaj, Ndreca, Xhemajli, Mëllugja, Zejnullai, Aleksi, Fernando, Spahiu, Paulauskas, Duamena. Trajner: Edlir Tetova

Komenti minutë pas minute:

90+9 Tirana me pasojat e derbit, bardheblutë mposhten me përmbysje nga Egnatia

90+7 Dwamena ndëshkohet me karton të kuq, për një ndërhyrje të rëndë ndaj Najdovskit, me këtë të fundit që u largua me barelë nga fusha.

74' Rrogozhinasit kërkojnë "pokerin", portieri bardheblu shfaqet protagonist

63' GOOOOOOL!! Paulauskas përmbys gjithçka

53' GOOOOOOL!!!! Dwamena shënon supergol dhe barazon përsëri

Starton pjesa e dytë në "Selman Stërmasi", Tirana dhe Egnatia zbresin në fushë

3 gola në 45 minuta, Tirana mbyll në avantazh pjesën e parë

35' GOOOOOOOL!!! Kaina i rikthen avantazhin Tiranës me një asist nga Jonuzi

28' GOOOOOOL!!! Dwamena barazon shifrat në "Selman Stërmasi"

 

17'- Hasani gjuan nga jashte zones, por topi largohet nga Fangaj.

14′- Një krosim drejt zonës gjen Lulajn me kokë, i cili kësaj radhe e çon topin jashtë.

4'- Tirana zhbllokon shume shpejt ndeshjen, Bruno Lulaj shenon me koke

1’- Starton sfida në kryeqytet, Tirana – Egnatia duan 3 pikët

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga