Tirana 3-2 Laçi (Hasani 5', 19', Lulaj 45+3' / Guindo 55'p, Ujka 93')
Kategoria Superiore
Java 25
Stadiumi: Elbasan Arena
Formacionet Zyrtare:
Tirana (4-3-3): Bekaj; Tosevski, Lulaj, Aleksi, Iseni; Deliu, Hila, Lushkja; Hasani, Nikqi, Haxhiu. Trajner: Orges Shehi
Laçi (4-2-3-1): Selmani; Duka, Roganovic, Marku, Turkaj; Manellari, Ujka; Kurti, Babatunde, Mazrekaj; Shkurtaj. Trajner: Gentian Mezani
Komenti minutë pas minute:
90+5' Përfundon ndeshja, Tirana lë pas humbjen në derbi dhe merr një fitore që e rikthen në krye të klasifikimit.
90+3' Ujka shenon te dytin per Lacin.
85' Deliu provon nga distanca por qendrore për Selmanin.
75' Kristal Abazaj në fushën e lojës në vend të Nikqit, rikthehet me ne fund sulmuesi.
72' Krosim i Spahiut në zonë, Shkurtaj godet me kokë por topi nuk shkon drejt portës.
65' Rrëmujë në zonën e Tiranës, Laçi tenton por topi largohet nga mbrojtja kryeqytetase
60' Goli ngre moralin te Laçi, Shkurtaj godet por topi shkon ngjitur me shtyllën.
55' Penallti për Laçin, Guindo e kthen në gol.
46' Nis pjesa e dytë.
45+3' Mbyllet me gol pjesa e parë, Lulaj shënon te tretin.
26' Pranë golit të tretë Tirana, Haxhiu nxjerr Hasanin përpara portës por goditja e kosovarit tund rrjetën e jashtme.
23' Nikqi brenda zonës tenton por topi devijohet nga Turkaj.
19' HASANIIII, përsëri ai, Tirana gjen golin e dytë
17' Sërish Laçi, dy krosime në zonë por goditja e Turkaj shkon mbi portë
14' Provon Laçi të dalë para, Duka tenton nga distanca por topi shkon larg portës
10' Pranë golit sërish Tirana, Haxhiu i vetëm në krahun e majtë fut një top në zonë por nuk arrihet nga Nikqi që rrëshket para portës
5' 5 minuta për golin e parë, HASANI kalon në avantazh TIRANËN
1' Nis ndeshja në Elbasan Arena, Tirana dhe Laçi të etur për pikë.