
TIRANA - TEUTA 0-1 (E.Vila 9', 78')
Abissnet Superiore, java e 23-të
Ndeshja: Fitore spektakolare ka arritur të marrë Teuta në “Air Albania”. Durrsakët ia kanë dalë të triumfojnë ndaj Tiranës edhe pse mbetën pë më shumë se 20 minuta me një lojtarë më pak.
Padiskutim heroi i këtij takimi ishte Emiliano Vila, i cili rikthehet kështu nga dëmtimi me dy supergola ndaj kampionëve aktualë.
Një ndeshje spektakolare do të ishte në Tiranë, teksa goli i parë do të vinte që në minutën e 9-të kur E.Vila do të tunde rrjetën e Bekajt. Në pjesën e parë do të kishte të tjera raste për shënim por vlen të theksohet penalltia e humbur nga Kallaku në minutën e 39-të. Gardiani i bardhebluve do të neutralizonte gjuajtjen e ish-lojtarit të Tiranës, tashmë me fanelën e Teutës.
Pjesën e dytë vendasit do ta nisnin në sulm, por sërish gol do të shnëonin miqtë. Gruda do të mposhte sërish Bekajn, por s’ka festë, pasi goli anulohet për pozicion jashtë loje.
Dukej se fati do ti buzëqeshte kampionëve në minutën e 72-të, pasi Gruda do të dilte mem të kuq duke lënë durrsakët me një lojtarë më pak. Në fakt ndodhi e kundërta.
Djemtë e detit do të “heshtinin” kampionët në minutën e 78-të. Daci dhe Kallkau gatuajnë një superaksion, i cili finalizohet siç duhet nga kapiteni, E.Vila. ky i fundit do të shënonte dopietë.
Minutat e mbetura nuk do të prodhonin më ndryshim rezultati dhe Teuta largohet kështu me 3 pikë mjaft të vlefshme. Pas kësaj humbje Tirana mbetet në vendi e parë me 40 pikë, ndërsa durrsakët shkojnë në kuotën e 31-pikëve në vendin e 6. 4 pikë më pak se Vllaznia që ndodhet në vendin e 3-të dhe u mposht nga Kastrioti në “Loro Boriçi”. Tirana merr humbje keshtu para derbit me Partizanin qe do te luhet me 6 mars.
Stadiumi: “Air Albania”
Arbitër: Kridens Meta
Formacionet zyrtare:
Tirana (4-3-3): Bekaj; Haxhiu, Najdovski, Behiratche, Përgjoni; Deliu, Hila, Lushkja; Hasani, Nikqi, Patrick. Trajner: Orges Shehi
Teuta (5-3-2): Qirko; Marku, Jazxhi, Kotobelli, Kouros, Gjinollari; Beqja, Kallaku, E.Vila; L.Vila, Gruda. Trajner: Edi Martini
Komenti minutë pas minute:
90+4'- Mbyllet sfida ne Air Albania. teuta merr 3 piket ndaj Tiranes edhe pse me 10 lojtare.
90'- 4 minuta shtese.
78'- Daci-Kallaku gatuajne golin e dyte. Emiliano Villa ndeshkon Bekajn per here te dyte. 2-0 per Teuten ne Air ALbania.
72'- Teuta mbetet me 10 lojtare. Ildi Gruda ndeshkohet me te verdhe pas nderhyrjes se gabuar ndaj Haxhiut. del me te kuq pasi eshte i dyti ne kete sfide.
68'- Gruda shenon golin e dyte per Teuten por anulohjet per pozicion jashte loje.
64’ Nikqi nuk arrin dot të godasë pas një krosimi nga e djathta
59’ Tirana pretendon për një prekje me dorë brenda zonës, por gjyqtari vazhon lojën
51'- Qirko ben nje tjeter pritje fantastike. Lushkja ndalet nga gardiani i durrsakeve.
47’ Tirana hidhet menjëherë në sulm me Hasanin, por goditja e tij përfundon në duart e portierit të Teutës
46'- Nis pjesa e dyte mes Tiranes dhe Teutes. 45 minuta per kampionet per te ndryshuar fatet e sfides.
45+3'- Teuta e mbyll ne avantazh pjesen e pare. -0 per Teuten
45'- 3 minuta shtese ne "Air Albania".
39'- Kallaku ndalet nga Bekaj. Fati eshte ne anen e bardhebluve.
37'- Gruda rrezohet ne zonen e kampioneve. Meta kerkon dhe ndihmen e VARit. Ka 11-metersh
28’ Ndëshkohet me karton të verdhë tekniku Martini pas disa protestash
25’ Gjinollari provon të krosojë në zonë për sulmuesit, por Najdovski ishte i vëmendshëm duke larguar topin
27'- Edi MArtini ndeshkohet me karton te Verdhe per protesta ndaj vendimeve te arbitrit Meta.
19’ Hasani provon të gjejë Nikqin në zonë me një pasim, por topi shkon në duart e Qirkos
14’ Patrick kërkon të gjejë portën e durrsakëve nga një pozicion i vështirë, por topi shkon jashtë kuadratit
9'- Shperthen festa ne kampin e Durresit, Emiliano Vila kalon Teuten e avantazh.
3- Krosimi i Haxhiut ben me zemer Teuten. Kotobelli shpeton durrsaket nga goli.
1’- Starton sfida në “Air Albania”. Tirana dhe Teutë të dënuara për fitoren.