
Laçi 3-3 Erzeni (Sobowale 17', Bajramaj 30', Ujka 61') (Mihana 20', 61, Kahrimanovic 88')
Ka përfunduar ndeshja midis Laçit dhe Erzenit e cila u zhvillua në Kurbin. Një ndeshje mjaft interesante që u luftua nga të dyja ekipet. Ndeshja u mbyll me rezultatin 3-3.
Ishin pikërisht vendasit që dolën të parët në avantazh në minutën e 17’ me Soboëale. Erzeni nuk vonoi shumë dhe me anë të një supergoli nga Mihana në minutën e 20’ barazuan rezultatin. Klubi shijakas u duk sikur u fut disi në lojë, por goli i Bajramaj në minutën e 30’ sikur “fiku” paksa miqtë.
Me fillimin e pjesës së dytë, ishte përsëri Laçi më kërkues, teksa gjeti dhe golin e 3-të me anë të kapitenit Serxho Ujka në minutën e 61’ të sfidës. Një gol me të cilën futbollisti feston dhe ditëlindjen. Në minutën e 81’ ishte përsëri Mihana që shënoi, një gol që ngjalli shpresat për Erzenin. Dhe pikërisht në momentin që u duk se Laçi do triumfonte, ishte Kahrimanovic që çoi topin në rrjetë nga pika e bardhë e penalltisë.
Një barazim që lë një shije të hidhur tek kurbinasit, teksa Erzeni merr një pikë mjaft të vlefshme në një transfertë të vështirë si kjo e Laçit.
Abissnet Superiore
Java e Parë e Kampionatit
Arbitër: Dorjan Maletaj
Stadiumi: “Stadiumi Laçi”
Formacionet zyrtare:
Laçi → Dajsinani; Qato – Dajko – Marku – Geci; Manellari – Kryeziu – Ujka; Tresa – Sobowale – Bajramaj / Trajner: Stavri Nica
Erzeni → Xhika; Kacbufi – Selmani – Sadiki – Osmanllari; Maliqi – Kahrimanovic – Mecja; Peposhi – Zeka – Mihana / Trajner: Alfred Deliallisi
88' Gooooool!!! Kahrimanovic barazon në 3-3
81' Gooooool!!!! Mihana ngjall shpresat, çon ndeshjen në 3-2
61' Gooooool!!!! Ujka çon ndeshjen 3-1 në favor të Laçit
59' Spahiu tenton nga jashtë zone, por topi shkon mbi kuadrat
54' Laçi kërkon penallti, por arbitri ka qenë shumë afër
-Starton pjesa e dytë
-Mbyllet pjesa e parë
30' Gooooool!!!! Bajramaj rikthen Laçin në avantazh
20' Gooooool!!!! Mihana me super gol, barazon shifrat
17' Gooooool!!! Sobowale kalon Laçin në avantazh
8' Laçi tenton me Qaton, por goditja është e dobët
4' Moment i dyshimtë, VAR anullon vendimin e parë të arbitrit
1’ Fillon sfida Laçi – Erzeni në Kurbin