Taulant Xhaka i cili aktivizohet me ekipin e Basel në Superligën e Zvicrës është shfaqur protagonist në ndeshjen e mbrëmshme që ekipi i tij luajti në shtëpi përballë Luzern.
Ndeshja përfundoi 1-1, teksa Xhaka ishte protagonist në golin e shënuar për të tijët. Mesfushori shqiptar i cili tek Baseli mban dhe shiritin e kapitenit arriti të asistonte për Jovanovic në minutën e 60’ të sfidës, me këtë të fundit që dërgoi topin në rrjetë për t’i dhënë avantazhin ekipi të tij.
Një paraqitje mjaft e mirë për ish-mesfushorin e Kombëtares shqiptare, paraqitje e cila u vlerësua me notën 7.3 në fund të sfidës. Kujtojmë që Basel nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon të ri, pasi pas 7 javëve të luajtura, renditen në vendin e 9-të të klasifikimit me vetëm 5 pikë.