Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Sylvinho e grumbulloi për herë të parë, Arbër Hoxha: Ndihem shumë i lumtur që jam pjesë e Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Sylvinho e grumbulloi për herë të parë, Arbër
Arbër Hoxha është prurja më e re e Sylvinhos në Kombëtare. Sulmuesi që aktivizohet me Dinamon e Zagrebit në Kroaci është ftuar për herë të parë nga Shqipëria, teksa kjo ardhje e re është pritur me entuziazëm nga të dyja kampet. Për herë të parë si kuqezi ka folur edhe vetë 25-vjeçari. Në një video të shpërndarë nga FSHF-ja, Hoxha shprehet i lumtur që është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë dhe fton tifozët që të jenë prezent në miqësoren kundër Kilit, sfidë që do të luhet ditën e premte në Parma, duke filluar nga ora 20:45. "Përshëndetje. Unë jam Arbër Hoxha dhe ndihem shumë i lumtur që jam pjesë e Kombëtares. Ju presim të premten në Parma në ndeshjen kundër Kilit. Forca Shqipëri”, ka thënë sulmuesi i kuqezinjve në videon e shpërndarë nga Federata Shqiptare e Futbollit.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga