Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Strategu Mirel JOSA ndryshoi ndeshjen, VLLAZNI heroike në Shkodër, rumunët s’e marrin dot “kalanë kuqeblu”

Shkruar nga NEWSPORT

(Alb) Vllaznia 1 - 1 (Rom) Universitatea Craiova (Hoxhaj 51' / Ivan 45+1' (p))

NDESHJA/ Vllaznia barazoi 1-1 me Universitatea Craiova në “Loro Boriçi”. Në një stadium me mbi 10 mijë tifozë, shkodranët ditën të tregojnë cilësitë në turin e dytë të Conference League.

Ndeshja nisi mirë për miqtë, që fituan disi terren në fushë. Me kalimin e minutave kuqeblutë ia dolën të balanconin lojën, duke pasur disa raste por pa konkretizuar.

Do duhej minuta e fundit e pjesës së parë, kur arbitri irlandez Mclaughlin do jepte një penallti bujare për Craiova, me Ivan që do e ndalte në rrjetë, paçka se Zogovic kuptoi krahun.

Në pjesën e dytë trajneri Josa diti të lëvizë “gurët”, duke hedhur në fushë Markun dhe Hoxhaj. Do ishte kjo dyshe që në të 51 minutë do vendoste ekuilibrat, me Markun që bëri kamerierin për Hoxhaj.

Pjesa e mbetur e lojës kishte raste për të dyja skuadrat, me 90 minutat e para që u mbyllën 1-1. Tanimë fokusi i Vllaznisë do jetë një javë më vonë në Craiova, në transfertën rumune të kthimit.

Turi i dytë Conference League, ndeshja e parë - 21:00

Stadiumi: "Loro Boriçi", Shkodër

Arbitër: Paul Mclaughlin (Irl)

Formacionet zyrtare:

Vllaznia 4-3-3: Zogovic; Gurishta, Juric, Bulatovic, Hakaj; Jonuzi, Heric, Boshnjaku; Çoba, Kruja, Aralica Trajner: Mirel Josa

Univ. Craiova 4-2-3-1: Lazar, Bancu, Silva, Gaman, Copoina, Mateiu, Creiu, Vagenin, Baiaram, Ivan, Koljic Trajner: Laszlo Balint

Komenti minutë pas minute:

90+6' Mbyllet 1-1 ndeshja në Shkodër.

90+1' Zogovic bën heroin, ndal diagonalen e Markovic.

90' Pesë minuta shtesë.

89' Alivoda merr vendin e Jonuzit.

85' Goditje me kokë nga Gaman, me fat vendasit, sfera del jashtë.

82' "Loro Boriçi" në këmbë, Çoba i bën vend Latifit.

73' Zogovic bën dalje të pastudiuar, me fat shkodranët.

62' Panik te Vllaznia, Zogovic ndal topin. Goditje e lehtë nga Craiova.

60' Kaina merr karton të verdhë te vendasit.

54' Mundësi te miqtë, largon mbrojtja e Vllaznisë. Tension në fushë.

52' Aralica i bën vend Kaina.

51' GOOL! Ardit Hoxhaj barazon shifrat në 1-1. Sulmuesi futet nga stoli dhe nderon 11 mijë tifozët në stadium. Asist nga Marku që erdhi po nga stoli.

46' Hoxhaj dhe Marku në fushë, në dhomat e zhveshjes mbeten Heric dhe Krujës. Nis pjesa e dytë.

45+2' Mbyllet 0-1 pjesa e parë.

45+1' GOOL! Ivan ndëshkon Vllazninë nga 11 metra. Penallti bujare e arbitrit irlandez në favor të Craiova.

45' Dy minuta shtesë.

43' Vagenin merr karton të verdhë.

39' Baiaram çon topin në rrjetë për miqtë, arbitri akordon pozicion jashtë loje.

35' Bancu merr të verdhë te Craiova.

28' Karton i verdhë për Gurishtën.

22' Koljič godet me kokë, ndal Zogovic.

15' Vogenin godet prirët me të majtën, sfera ngjitur me shtyllën e Zogovic.

3' Miqtë shohin në sulm, pastron zonën mbrojtja vendase.

1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga Vllaznia.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga