Ndeshja Flamurtari – Tirana, e përfunduar 1 – 1, përveç 2 golave, prodhojë shumë tensione. Rasti më i “zëshëm” dhe i kontestuar, përkoi me minutat e fundit.
Arbitri i këtij takimi Florian Lata, akordoi penallti për vlonjatët në minutën e 93-të, episod që “volusi” barazimin. Në emisionin “Super Gol” në RTSH, specialisti i moviolës Klajdi Kola, hodhi më shumë “dritë”, ndërsa krijoi edhe debat të fortë me moderatoren Hygerta Sako:
Klajdi Kola - “Nëpërmjet pamjes së fundit, duket qartë se Meta ka goditur Maksutin. Meta lëviz kaviljen e sulmuesit të Flamurtarit. Karton i verdhë dhe penallti, sepse ishte goditje në këmbën e kundërshtarit.
Duket qartë goditja e Metës, që ndikon te Maksuti. Nuk është pengim, por goditje. Një mbrojtës tregohet i vëmendshëm në zonë. Meta nuk kontrolloi kundërshtarin”.
Hygerta Sako - “Meta e ka hequr topin. Tani ku është faji i Metës këtu?! Si godet kundërshtarin, ta lejoi të shënoj gol?! Mua më duket sikur Meta nuk e ka prekur fare kundërshtarin. Meta ka goditur topin, jo rivalin.
Çfarë po thotë ky, nuk po e kuptoj?! Unë shoh që një top që lëviz edhe këmba e Metës. Duket që Maksuti fut këmbën te këmba e Metës. Ky është faulli këtu. Lojtari i Tiranës goditi topin, jo këmbën sulmuesit. Nuk e di me çfarë syzesh e shikon ti penalltinë”.
