Sulmuesi Erald Maksuti u përzgjodh “Lojtari i Ndeshjes” në përballjen Flamurtari – Tirana, e mbyllur 1 – 1. Bomberi shkodran shënoi golin e barazimit në fundin e sfidës, duke mbajtur ende “gjallë” shpresat për mbijetesën te vlonjatët në Superiore:
“Jam me parimin që të marr përsipër situatat, duke e ditur peshën që ka fanela e Flamurtarit. Nuk duhte të vendosim në presion. Penalltia? Këtë radha e kishim vendosur që në fillim, pra do isha unë ekzekutuesi.
Ndihej pesha e dy penalltive të humbura nga ekipi ynë në sfidat parerendëse. E dija që do që e shënoja penalltinë. Pozicioni ideal? E kam thënë, jam sulmues qendre, por vendosem aty ku ekipi ka nevojë.
Në zonë, unë e lexoi shumë mirë aksionin dhe manovrat. Presioni dhe renditja na jep ngërç në këtë moment. Kur zotërojmë topin, fillojmë e çlirohemi.
Unë kërkoj gjithmonë më shumë nga vetja, perpiqem të shënoj sa më shumë. Kryesorja është të ndihmoj ekipin. Situata te skuadra e Flamurtarit është normale, jemi profesionista, kemi dy trajnerë që e mbajnë shumë mirë grupin”.
